Forcohet Milluoki, merr sllovenin Dragiç

Basketbollisti slloven Goran Dragiç, ka rënë dakord me Milluoki Buks, ku do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit në NBA. Dragiç ka arritur të gjejë një skuadër të re në ligën më të fortë të basketbollit dhe për momentin nuk dihet se çfarë kushtesh i janë ofruar nga Milluoki.

Këtë sezon, slloveni kishte mesatarisht 6.4 pikë, 1.4 kërcime dhe 2.7 asistime në sezon. Basketbollisti me përvojë në karrierën e tij ka luajtur për ekipet si: Slovan, Olimpia, Feniks, Hjuston, Baskonia, Majami, Toronto, Bruklin dhe Çikago, ndërsa në Milluoki do të mbajë fanellën me numrin 31.

LEXO EDHE:

Back to top button