Formacionet e mundshme për sfidën në “Uembli”, Angli – Shqipëri

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Anglisë. Përzgjedhësi Silvinjo duket t’i bëjë disa zgjedhje të detyruara shkaku i lëndimit të disa lojtarëve.

Trajneri brazilian do t’i besojë skemës 4-3-3, ku në portë do të jetë Tomas Strakosha. Në mbrojtje, Ivan Balliu është i sigurt në të djathtë dhe Berat Gjimishiti në qendër, teksa dy vendet tjera pritet të zihen Naser Aliji në të majtë dhe nga Arlind Ajeti që do ta zëvendësoj Ardian Ismajlin, i cili nuk është 100 për qind. Mesfusha do të jetë ajo e përhershmja me Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin dhe Qazim Laçin. Në sulm, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani do të luajnë nga krahët, ndërsa Myrto Uzuni shihet favorit para Armando Brojës, i cili nuk është ende në formën më të mira dhe Ernest Muçit.

Në anën tjetër, Tomas Tushel pritet të luajë me rreshtimin 3-5-2, me Xhordan Pikford në portë, Kajll Ualker, Marck Guehi e Levi Kolëill në mbrojtje. Riz Xhejms, Deklan Rajs, Xhordan Henderson dhe Majlls Luis-Skelly në mesfushë dhe Xhud Bellingam e Markus Rashford që do ta ndihmojnë Hari Kejnin në sulm.

LEXO EDHE:

Back to top button