Forumi Ekonomik në Shkup/ Zaev, Rama dhe Vuqiç pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje

“Ballkani i Lidhur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që do të mbahet sot në Shkup, transmeton Alsat. Në panel do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuqiç, si dhe përfaqësues të 300 kompanive nga rajoni.

Në këtë ngjarje pritet të emërohet iniciativa rajonale, që deri tani jozyrtarisht është quajtur “Mini-Schengen”, ndërkaq pritet të nënshkruhen marrëveshje trilaterale, që sipas paralajmërimeve do të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimorë.

Edhe në këtë takim Kosova nuk merr pjesë, sikur edhe samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiqit.

Në një fjalim që mbajti në konferencën ndërkombëtare “Prespa Forum”, në Ohër më 2 korrik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën e Mini-Shengenit pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian.

 

LEXO EDHE:

Back to top button