(Foto) Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatrat Ropalcë-Mateç

Rruga që lidh fshatrat Ropalcë dhe Mateq të Komunës së Likovës është në gjendje të mjerueshme, banorët e këtyre fshatrave thonë për Alsat se kjo rrugë ngjason me ato të mesjetës.

Ata shprehen të revoltuar dhe kërkojnë nga kreu i Komunës, Erkan Arifi, zgjidhje urgjente.

“Ka një vit që ne çdo ditë kalojmë nëpër këtë rrugë. Kjo gjendje rrëndohet edhe më shumë gjatë reshjeve të shiut dhe të borës”, tha një banor.

Banorët kritikojnë ashpër komunën e Likovës për neglizhencë dhe kërkojnë zgjidhje urgjente./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button