Fotoja drithëruese bëhet virale, është kjo një dallgë apo fytyra e Poseidonit?

Ky moment drithërues i nënës natyrë në pamjen më dramatike të saj, ka ndezur imagjinatën e miliona njerëzve në Internet. Fotografi francez Mathieu Rivrin, e bëri foton afër shtëpisë së tij në Lesconil të Bretanjës gjatë stuhisë së muajit të kaluar, Justine. Rreth 10 fotografë ishin po ashtu të pranishëm në këtë vend të frekuentuar nga ndjekësit e stuhive, por vetëm Rivrin, ia doli të kapë valën që krijoi një formë që i ngjasonte zotit kryeneç të detit…

“Po binte shi dhe nuk kishte shumë ndriçim pasi dita po përfundonte. Ne mund të shihnim dallgët që përplaseshin në distancë. Një nga këto dallgë ishte më e fortë se të tjerat, u shkërmoq në një sekondë”. Rivrin thotë se kur ai shkrepi fotot, dallgët më të fuqishme të stuhisë po përplaseshin mbi bregun francez.

Fotoja është bërë tani virale në të gjithë borën, me mediat angleze, amerikane dhe turke që e shpërndajnë atë.

LEXO EDHE:

Back to top button