Fotoja më e njohur në Instagram në vitin 2021 [FOTO]

Një foto e Cristiano Ronaldo-s dhe Georgina Rodriguez-it mblodhi 31 milionë pëlqime në vetëm dy muaj dhe mori titullin e fotos më të njohur të vitit 2021.

Të famshmit nuk e fshehin aspak se sa të rëndësishme janë rrjetet sociale për ta, aq më tepër që pandemia ende sundon botën. Shumë prej tyre përdorën Instagramin për promovime filmash, këngësh, madje disa organizuan edhe koncerte.

Disa personazhe të famshëm kanë një numër në rritje ndjekësish, por disa kanë humbur shumë fansa për shkak të skandaleve të ndryshme.

Në vetëm dy muaj, fotografia më e njohur në këtë rrjet social mblodhi 32 milionë pëlqime dhe fitoi titullin e fotos më të njohur për vitin 2021. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Cristiano Ronaldo dhe të dashurën e tij Georgina Rodriguez të cilët dy muaj më parë njoftuan se janë në pritje të binjakëve.

“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se presim binjakë. “Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’i takojmë”, ka shkruar Ronaldo krahas fotos së tij duke pozuar me Georginën në shtrat, së bashku me një imazh me ultratinguj.

LEXO EDHE:

Back to top button