Fotoja që i jep fund dilemës se a ishte i rregullt goli i Japonisë

Goli i dytë i shënuar nga Japonia përballë Spanjës, që çoi “samurajt” në turnin tjetër të Botërorit duke lënë jashtë Gjermaninë, ngjalli mjaft debate tek të gjithë sportdashësit në mbarë botën.

A ishte topi jashtë loje, apo jo? Kësaj dileme i kanë dhënë fund UEFA dhe FIFA duke e konfirmuar totalisht të rregullt golin e Tanakas, pasi topi nuk ka qenë tërësisht jashtë vijave të bardha.

Sensorët e vendosur në top tregojnë se edhe pse disa milimetra, topi ka prekur vijën, që do të thotë se aksioni ishte totalisht i rregullt dhe goli ka qenë i merituar për skuadrën japoneze.

 

Sipas rregullores së re të futbollit, mjafton një milimetër që topi të jetë në vizën e bardhë për tu cilësuar si lojë e rregullt. Japonia arriti të kualifikohej si e para në Grupin E me 6 pikë, duke lënë pas Spanjën me 4 pikë dhe Gjermaninë me 4 pikë. Në 1/16 e finales, Japonia do të ndeshet me Kroacinë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button