Franca apo Maroku, në finalen e Katarit më 18 dhjetor?

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut luftojnë për biletën e fundit, që çon në destinacionin e fundit në këtë Kampionat Botëror – finalen e madhe.

Franca, me synimin për të fituar edhe Kupën e dytë të Botës me radhë, kërkon fitoren sonte ndaj Marokut, në sfidën që nis në orën 20:00.

Fituesi i çiftit Francë – Marok do të përballet në finalen e madhe me kombëtaren e Argjentinës, e cila mbrëmë mposhti Kroacinë.

Për Marokun, kjo është gjysmëfinalja e parë dhe të dielën mund të jetë finalja e parë në histori të kombëtares.

LEXO EDHE:

Back to top button