Franca do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë

Franca do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë

Me kërkesë të Kievit, Franca do t’i dhurojë Ukrainës një pako të re ndihme ushtarake.

Kështu ka bërë të ditur ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly.

“Pas kërkesave të reja të Ukrainës, i njoftova homologut tim ukrainas se Franca do të ofrojë ndihma shtesë ushtarake, përveç 100 milionë eurove donacione që janë dhënë deri më tani”, ka shkruar Parly në llogarinë e saj në Twitter, shrkuan CNN.

Ajo nuk bëri të ditur se çka do të përfshijnë ndihmat ushtarake.

Ndërsa, Pallati Elysee ka bërë të ditur se presidenti francez Emmanuel Macron do të flasë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të mërkure.

LEXO EDHE:

Back to top button