Franca, kontingjent në mbështetje të Greqisë – ALSAT-M
Alsat
15.08.2020 14:28
Franca urdhëroi forcat e Mesdheut lindor t’u vijnë në ndihmë trupave greke, në një kohë kur është tensionuar ballafaqimi mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me të drejtat për shpim-kërim në një territor të diskutueshëm. Presidenti francez Emannuel Macron tha se Turqia ishte ajo që kishte krijuar tensione me atë që ai e cilësoi “veprim i njëanshëm” duke dërguar një anije kërkimi për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor që Greqia dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si zonë ku vetëm Greqia ka të drejtë shfrytëzimi. Turqia e interpreton ndryshe ligjin detar. Ankaraja zyrtare kundërshton pretendimin grek mbi ishujt në fjalë. Kohët e fundit Turqia nënshkroi një marrëveshje detare me Libinë dhe të dyja ngritën pretendime mbi një pjesë të zones në fjalë. Greqia u kundërpërgjigj javën e kaluar duke nënshkruar marrëveshje me Egjiptin dhe duke u futur në zonën e përbashkët turko-libiane, gjë që acaroi Presidentin turk. Që nga ai moment, forcat greke e turke kanë qenë në gjendje gatishmërie.