VIDEO / Franca me përbysje mund Belgjikë dhe arrin në finalen me Spanjën

Kombëtraja e Francës do të sfidojë Spanjën në finale të Ligës së Kombeve, pasi që në gjysmëfinale mundi Belgjikën me rezultat 3-2. Franca arriti që të përmbys rezultatin nga 0-2 në pjesën e parë që të në fund të festojë kualifikimin me 3 gola në pjesën e dytë. Karasko hapi rezultatin, duke realizuar gol në minutën e 37-të, gjersa tri minuta më vonë, Romelu Lukaku dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të, për t’i dhënë avantazhin belgëve me dy gola në epërsi pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Franca përmbysi gjithcka, duke i realizuar tri gola radhazi, për të prekur kështu finalen e madhe.

Karim Benzema ishte ai i cili e ngushtoi epërsinë fillimisht të francezëve, duke realizuar një gol të bukur me të majtën në minutën e 62-të, gjersa shtatë minuta më vonë, Kilian Mbappe barazoi shifrat duke realizuar gol nga pika e penalltisë.

Kur u mendua se ndeshja do të shkoj në vazhdime, kështu nuk mendoi anësori i Milanit, Teo Hernandez i cili bombaradoi portën e Kurtua-s në minutën e 90+1, për të përmbysur gjithcka në këtë sfidë.

Me këtë fitore të çmendur, Franca i bashkohet Spanjës ku do të luajnë në finalen e Ligës së Kombeve, të dielën nga ora 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button