Franca regjistron mbi 25 mijë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 297 vdekje dhe mbi 25 mijë raste të reja me COVID-19. Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik i Francës, me 25.387 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.385.622. Ndërkohë, me 297 vdekje numri i viktimave ka arritur në 80.443.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.461 persona, prej të cilëve 3.319 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.396 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 237.113.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.056.572, ndërsa 443.148 pre tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button