Franca shënon shifrën më të lartë të rasteve ditore me COVID-19


Franca sot ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 4.897 raste të reja të koronavirusit, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve në Francë arrin në 30.513 me rastet e përgjithshme në 242.899.

Gjithsej 4.709 persona mbeten në spital, 383 prej atyre që janë në kujdes intensiv.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran në një deklaratë tha se Franca ka arritur aftësinë për të testuar 700 mijë njerëz në javë, afërsisht 1 për qind e popullsisë franceze.

“Ne kemi tejkaluar objektivin tonë të 700 mijë testeve të kryera çdo javë, saktësisht 725 mijë”, tha Veran për “Le Journal du Dimanche” në një intervistë në fundjavë.

“Franca tani po bën më shumë teste sesa Gjermania, Spanja, Italia, Suedia dhe Holanda. Ne mund të bëjmë një milion teste nëse duhen”, tha ai.

Në të gjithë Francën janë konfirmuar 333 klasterë të rinj dhe 38 departamente konsiderohen të prekshme.

Ministri i Shëndetësisë megjithatë nuk ishte i gatshëm ta quante shifrën e lartë të rasteve ditore si ringjallje të virusit.

LEXO EDHE:

Back to top button