Francë-Marok, diferenca në vlerë prej 400 mln euro

Franca dhe Maroku do të përballen të mërkurën në gjysmëfinalen e dytë të botërorit Katar 2022. Të dyja skuadrat ëndërrojnë finalen e madhe, me Francën që synon të mbrojë titullin kampion të 4 viteve më parë, ndërsa Maroku të vijojë të shkruajë historinë.

Për skuadrën afrikane ky duket një “mision i pamundur”, duke parë edhe vlerat që kanë dy skuadrat. Kështu, në bazë të të dhënave të “Transfermarkt”, kombëtarja e Francës ka një vlerë që shkon në 559 milionë euro. Ndërsa ajo e Marokut është 144.2 milionë euro.

Pra, diferenca financiare mes dy skuadrave është shumë e madhe, më shumë se 400 milionë euro. Gjithsesi, këto diferenca nuk kanë penguar deri më tani Marokun që të ndalet, duke eliminuar mjaft skuadra të mëdha në këtë botëror, ku ka shkruar historinë, duke u bërë skuadra e parë afrikane që shkon në gjysmëfinale.

LEXO EDHE:

Back to top button