Françesko Açerbi, do të jetë gati për sfidën me Bajer Leverkuzenin?!

Të reja për gjendjen e Françescko Açerbit vijnë nga “infermieria” e Interit.

“Lojtari iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale këtë mëngjes. Testet nxorën në pah një zgjatje të bicepsit femoral të kofshës së djathtë. Mbrojtësi do të vlerësohet dita-ditës,” thuhet në një shënim nga klubi zikaltër.

Pra, nuk ka afate fikse për riaftësimin e qendërmbrojtësit, i cili u detyrua të kërkonte zëvendësim në minutën e 15-të të pjesës së parë ndaj Veronës. Ish-mbrojtësi i Lacios kishte pësuar një problem të ngjashëm gjatë ndeshjes Roma-Inter më 20 tetor. Megjithatë, në atë rast lëndimi kishte ndodhur në kofshën e majtë.

Për momentin, koha e rikuperimit të Açerbit nuk është ende e qartë, por me siguri pritet t’i humbasë ndeshjet kundër Lajpcigut (e martë, 26 nëntor) dhe Fiorentinës (e diel, 1 dhjetor). Është për t’u vlerësuar rikthimi i mundshëm ndaj Parmës ose ndoshta për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bajer Leverkuzenit.

LEXO EDHE:

Back to top button