Frenk Uarren hedh poshtë mundësinë për një përballje britanike për peshat e rënda

Frenk Uarren ka përjashtuar mundësinë që fansat më në fund të shohin një përballje britanike në peshën e rëndë mes Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua vitin e ardhshëm.
Edie Hern, promotori i Xhoshua-s, bëri thirrje që dueli me Usyk-un të anulohej në mënyrë që “Mbreti Cigan” të mund të përballej me Xhoshua.
“Harrojeni sfidën Fjury- Usyk, askush nuk është i interesuar. Ne duam Fjuri kundër Xhoshua, pasi do të eliminojë Fjurin brenda gjashtë raundeve. Organizojeni duelin, përndryshe nuk do ta arrijmë kurrë”, tha ai për kanalin e “Matchroom” në “YouTube”.
Uarren, menaxheri i Fjurit është i bindur se luftëtari i tij do të respektojë angazhimin e tij për t’u përballur me Usyk në radhë.
“Harrojeni këtë duel me Xhoshua. Ai nuk donte ta luftonte dhjetorin e kaluar. Ne bëmë ofertën. Kështu që ju e dini se ku është ai tani. Ai është në fund të asaj radhe të gjatë”, tha Uarren.
“Ata nuk ishin të interesuar të luftonin për një titull botëror, pasi luftuan dy herë kundër Usyk dhe u mundën dy herë. Ai nuk donte të luftonte për një titull botëror, përndryshe do ta kishte shfrytëzuar këtë mundësi kur t’i ofrohej”, tha më tej menaxheri i Fjuri.
Frenk Uarren u shpreh se faji do të jetë plotësisht mbi supet e ekipit të Xhoshuas nëse lufta me Fjurin dështon të materializohet në të ardhmen.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne nuk do të kemi asnjë keqardhje nga ana jonë, sepse ne bëmë ofertat që dueli të ndodhë. Ata nuk donin, pra është faji i tyre,” tha mes tjerash Uarren.