Frenki De Jong, me rekord të pazakontë në La Liga

Frenki de Jong ka arritur një rekord të pasimeve të sakta në ndëshjen ndaj Real Betisit. Barcelona arkëtoi tre pikë të rëndësishme ndaj Real Betisit, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë (3-2), kur vendasit kishin epërsi 1-0 ps 45 minutave të parë. Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong, u inkuadrua në min (12′), dhe vendosi një rekord sa i përket pasimeve të sakta.

- Advertisment -

 

Holandezi kompletoi me saktësi të gjitha 81 pasimet gjatë minutave që ishte i pranishëm në lojë. Kjo ishte hera e parë që një futbollist vejn në lojë si zëvendësim dhe regjistron 100% me saktësi pasimet në La Liga, që nga sezoni 2005/2006. De Jong e nisi ndeshjen si mbrojtës qendror, ku më pas lëvizi në pozitën e mesfushorit. Kujtojmë se holandezi 23 vjeçar ka regjistruar 21 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola këtë sezon me Barcelonën.

LEXO EDHE:

Back to top button