“Frikë” nga reshjet e shiut, FSHF ndryshon orarin

Federata SHqiptare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë oraret e ndeshjeve të javës së 34-të të cilat ishin planifikuar të zhvilloheshin në orën 17:00.

Frika për reshjet e dendura të shiut ka bërë që institucioni më i lartë i futbollit shqiptar të marrë masa dhe ka ndryshuar axhendën duke vendosur orën 16:00 si kohën për të startuar këto sfida.

Shkak për këtë janë bërë kushtet klimaterike ku pritet që të dielën të ketë reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Një gjë e tillë do të krijonte më pak dritë artificiale duke ia bërë të pamundur lojtarëve zhvillimin e takimit dhe koha e zymtë e bënë ditën natë para kohe./abcneës.al

 

NDESHJET 21/05/2023

16:00 BYLIS – KUKËSI

16:00 EGNATIA – ERZENI

16:00 LAÇI – TIRANA

16:00 PARTIZANI – VLLAZNIA

16:00 TEUTA – KASTRIOTI

LEXO EDHE:

Back to top button