Fshehja e pronës, VMRO-DPMNE-ja publikon 4 emra

Fshehja e pronës, VMRO-DPMNE-ja publikon 4 emra

VMRO-DPMNE-ja filloi me publikimin e emrave të personave të cilët i konsideron të afërt me LSDM-në dhe Qeverinë dhe të cilët shmangin paraqitjen e pronës në Komisionin kundër korrupsionit. Sipas tyre, Albert Musliu, Ivica Jevtiq, Valentin Gruevski dhe Novica Peqinski, janë në mesin e gjithsej 123 funksionarëve ose bashkëpunëtorëve të pushtetit të cilët kanë bërë prona duke mos i deklaruar ato.

Emrat e publikuar nga VMRO-DPMNE
– Albert Musliu, përfaqësues i qeverisë në fondin e Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë (2017),
– Ivica Jevtiq, ish anëtar i bordit mbikëqyrës të LSDM-së, anëtar i bordit në Qendrën e pranimit për kërkuesit e azilit,
– Valentin Gruevski, drejtor i Pyjeve të Maqedonisë,
– Novica Peqinski, anëtar i bordit drejtues të Shtëpisë së Shëndetit në Berovë.

“Antikorrupsioni punon nën diktat të LSDM-së. e ftojmë Antikorrupsionin dhe institucionet e tjera ta bëjnë punën e tyre dhe njëkohësisht ftojmë Jevtiq, Gruevskin dhe Colevskin të japin dorëheqje nga pozitat që kanë dhe të paguajnë dënimin që u caktohet me ligj dhe për këtë të ketë procedurë nga Antikorrupsioni. Institucionet ta hulumtojnë pronën e tyre por edhe nëse kanë pronë tjetër që është e familjarëve të tyre të afërt por që lidhet me to”, deklalroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit thonë se e kanë për detyrë të hetojnë të gjitha rastet e korrupsionit qoftë edhe duke u bazuar në zërat që qarkullojnë në opinion dhe do ta bëjnë atë edhe në këtë rast. Megjithatë kërkojnë ndryshime ligjore që të mund të hulumtojnë pronat e atyre që nuk paraqesin listën me pronat që kanë.

“Komisioni Shtetëror vepron mbi listat pronësore të cilat funksionarët i dorëzojnë vetë, vetë paraqesin se çfarë pronë kanë. Antikorrupsioni hulumton nëse ajo pronë në listën anketuese korrespondon me pronën që e ka paraqitur në institucionet tjera. Nëse pronat janë të fshehta, nëse ata janë në emër të dikujt tjetër do të them përsëri se është i nevojshëm miratimi i ligjit për prejardhjen e pronës për të gjithë i cili do të mundësojë që qytetari në momentin e paraqitjes së pronës, pa marrë parasysh a është funksionar ose jo të tregojë prej ku i ka marrë paratë për atë pronë”, tha Biljana Ivanovska, Komisioni kundër korrupsionit.

Ministri i Drejtësisë thotë se draft versioni i Ligjit për prejardhjen e pronës do të jetë gati së shpejti.
“Megjithatë, unë deklaroj edhe më tej se kemi ligj për pronën dhe për momentin ekzistojnë mekanizma dhe instrumente për të zbuluar dhe për të dëshmuar pronën e bërë në mënyrë të paligjshme”, u shpreh Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.

Nga LSDM-ja thonë se VMRO-DPMNE-ja s’është kompetentë të flasë për prona të jashtëligjshme.

“Nuk ka skemë më të madhe, më të paturpshme dhe më kriminale se ajo e marrjes në pronësi të pallatit të bardhë të VMRO-DPMNE-së. Gjithçka që VMRO-DPMNE ka si informacion për fletët anketuese, në vend që të mashtrojë opinionin për hir të mungesës së ideve, t’i dorëzojë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, thonë nga LSADM-ja.

VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar se do të publikojë edhe emra të tjerë nga gjithsej 123 persona të cilët thonë se fshehin pronën e tyre, ndërkohë që paguhen me para publike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button