FSHF i rezervon një lamtumirë falënderuese

Edy Reja do t’i thotë “lamtumirë” Shqipërisë pikërisht në ditën e prezantimit të trajnerit të ri, Sylvinho. Në konferencë për shtypin, organizuar nga FSHF për trajnerin e ri dhe stafin e tij, do të jetë i pranishëm edhe Reja, tashmë ish-trajner i kuqezinjve, kontrata e të cilit përfundoi në nëntor.

FSHF ka menduar ta falënderojë 77-vjeçarin për gjithçka i ka dhënë Shqipërisë, për rreth tre vjet e gjysmë, edhe pse në aspektin e rezultateve objektivat nuk u arritën. Italiani ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Duka, i cili gjithmonë e ka vënë në dukje profesionalizimin dhe anën njerëzore të Edy Rejas./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button