“Ftesë në studio” çdo ditë pune me Xhemazije Rizvanin dhe Ilmije Zhakun
Çdo ditë pune nga data 10 shtator në orën 16:40 në Alsat do të shfaqet emisioni “Ftesë në studio” i emëruar sipas librit të Kadaresë, njofton Alsat.
“Ftesë në studio”, do të ketë në shënjestër artistët dhe intelektualët e ndryshëm të cilët do jenë të hapur për t’ na rrëfyer mbi artin dhe veprimtarinë e tyre. Po ashtu tema të ndryshme sociologjike do të trajtohen në studion tonë me qëllim të krijimit të debatit dhe ndarjes së opinioneve.
Ftesa nuk është për në studio gjithnjë, pasi “studioja” e këtij emisionit nuk është vend fizik, por kënd prej nga ne ndryshe do të shohim mbi një gjë, fenomen, ose veprimtari.