Futbolli do bëhet si NBA, Guardiola kishte të drejtë!

Antonio Konte është mes dyshimeve nëse mund ta vazhdojë aventurën në Premier Ligw me klubin e Totenhamit. Drejtuesit e londinezëve do ta vlerësojnë italianin në fundin e sezonit, ku shumë peshë do të ketë renditja përfundimtare në kampionat.

Megjithatë, nga ana tjetër, Konte vijon të mbetet i përqendruar te skuadra madje duke menduar edhe për sezonin pasardhës ku së fundmi shprehet se Hari Kejn do të luajë nën drejtimin e tij edhe pse ka shumë oferta.

“Mendoj se rreth të ardhmes së Kejnit, ata që duhet të flasin në këtë rast janë drejtuesit. Besoj se projekti i tyre është që Kejn të qëndrojë për gjithë karrierën e tij në Londër. Ai është një sulmues i madh dhe kështu klubi nuk kërkon ta humbasë në asnjë moment. Por, ndonjëherë futbolli është i paparashikueshëm dhe ky vendim i takon Kejnit dhe drejtuesve të Totenham.

 

 

Premier Liga është padyshim kampionati më i fortë. Në garë për vendin e katërt janë shumë skuadra si Liverpulli apo edhe Çellsi. Guardiola është shprehur shumë saktë në momentin që tha se në Angli çdo ndeshje është një betejë. Unë mendoj se në të ardhmen e afërt futbolli do të bëhet si NBA dhe ne duhet të jemi gati për këtë”, u shpreh Konte.

 

Kjo deklaratë e italianit në lidhje me futbollin që do të shndërrohet si NBA në Angli është përkthyer si një mesazh që shumë shpejt skuadrat nuk do të kenë më diferencë mes tyre dhe se të gjithë do të mund të luftojnë për titullin.

LEXO EDHE:

Back to top button