Futbollistët e Maqedonisë zbarkojnë në Amsterdam

Ekspedita e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, zbarkoi në Amsterdam, ku do të vazhdojnë që t’i shijojë emocionet e Kampionatit Evropian. Gjatë ditës së sotshme nuk ka stërvitje pë rata futbollist që ishin në terrenin e gjelbër në sfidën e humbur ndaj Ukrainës, mirëpo do të stërvitet futbollistët që ishin jashtë formacionit zyrtar.

Kundërshtari I radhës është kombëtarja e Holandës, e cila ka siguruar kualfikimin në 1/8 e finales, dhe tani mund të ruajë forcat dhe të shtrojë një formacion tjetër ndaj Maqedonisë.

Përballjet e deritanishme në Grupin C, nuk kanë asnjë shpresë që përfaqësuesja e Maqedonisë të sigurojë kualifikimin në fazën e dytë.

Kjo do të thot se Maqedonia mund të jep maksimumin që të shënojë së paku një rezultat pozitiv në EURO 2020, pas disfatave nga Austria dhe Ukraina.

LEXO EDHE:

Back to top button