Futbollistët e PSZH mbeten 50 minuta në ashensor?!

Një pjesë e futbollistëve të PSZH-së, kishte një fillim jo të mirë para sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve, pasi që kanë qëndruar plot 50 minuta në ashensorin e qytetit gjerman. Futbollistët e PSZH-së, janë shpëtuar nga zjarrëfikësit, të cilët ishin të ftuar që të intervenojnë dhe të largojnë futbollistët e skuadrës franceze nga ashensori.

Në fund ata kanë arritur që të hapin derën e ashensorit dhe në mënyrë të sigurtë kanë nxjerr disa futbollist. Në ashensor ishin: Presnel Kimbempe, Leoandro Peredes, Anhel Di Maria, Markinjos, Fadiga, Anbu Dialo, Moises Ken, Idrisa Gej, Kolin Dagba dhe Kejz Ruiz – Atil.

LEXO EDHE:

Back to top button