Futbollisti kroat në Gjermani, është përforcimi i parë për Ten Hag

Trajneri i ri i Mançester Junajtedit, Erik Ten Haag, ndonëse ende nuk ka filluar me punojë në klub anglez,  tashmë ka nisur të bëjë planet e transferimeve për këtë verë.

Ai u ka dorëzuar drejtuesve të Premierligës një listë me përforcime të mundshme, ku përfshihej edhe emri i Borna Sosës. Mbrojtësi i majtë kroat, luan për Shtutgartin dhe sipas Ten Hagë, mund të jetë një përforcim i madh. Aleks Teles ka të ngjarë të largohet nga “Old Trafford”, dhe Luk Shou ka të ngjarë të qëndrojë, por ai do të ketë shumë konkurrencë.

Sosa ka 29 ndeshje këtë sezon për skuadrën gjermane, duke shënuar dy gola dhe 9 asiste. Çmimi i tij është 25 milionë euro, të cilat  Junajtedi është gati t’i paguajë.

LEXO EDHE:

Back to top button