Futsal, Maqedonia në eliminatoret kryesore të Kampionatit Evropian

Federata e Futbollit të Anglisë, ka informuar Federatën e Maqedonisë se kombëtraja e futsallit të Anglisë, nuk do të udhëtojë për në Shkup dhe nuk do të zhvillojë sfidën e balotazhit për kualfikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian, që ishte caktuar më 8 dhe 9 nëntor, kundër Maqedonisë.

Arsye për anulimin është situata aktuale me pandeminë “Covid 19”, por edhe rekomandimet e mjekëve nga Anglia. Vendimi është dërguar edhe në selinë e UEFA-s, e cila duhet të zyrtarizojë vendimin e kualifikimit të Maqedonisë në fazën kryesore të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

Maqedonia do të jetë në grupin me katër kombëtare, së bashku me Rumaninë, Serbinë dhe BeH, në rast se UEFA konfirmon pjesëmarrjen e Maqedonisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button