Futsal Shkupi prezanton përforcimin për Ligën e Kampionëve

Futsal Shkupi pas fitores ndaj Crna Rekës (8-2), prezantoi përforcimin e parë, i cili do të jetë një ndihmesë e madhe për skuadrën shkupjane në sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve. Pjesë e Futsal Shkupit do të jetë Halim Selmanaj, i cili vjen nga rradhët e FC Liburnit nga Gjakova me të cilën skuadër ka fituar disa tituj kampion. I njëjti në vitin 2017-të, ishte shpallur golashënuesi i dytë më i mirë në garat europiane nën ëmbrellën e UEFA-s, menjëherë pas Kristiano Ronaldos, raporton “Infosport.mk”.

Kujtojmë Futsal Shkupi në këtë fazë të këtij edicioni do të përballet me skuadrën e MFC Kherson nga Ukraina. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me 16 janar në qytetin ukrainas të Zaporozhje, ndërsa ekspedita “bardhekaltër” drejt Ukrainës do të niset më 12 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button