Gabim i algoritmit, Facebook mbyll faqen e fshatit francez

Bitche është një fshat historik në Francë, faqja zyrtare e të cilit u mbyll për shkak se algoritmi i Facebook e konsideroi si një faqe që përdorte “gjuhë fyese”.

Pasu u kontaktua nga drejtuesit lokal, platforma kërkoi ndjesë dhe riktheu faqen që mban banorët të përditësuar me lajmet dhe informacionet lokale.

Kryetari i Bashkisë Benoit Kieffer thotë se për shkak të emërtimit që ka, kjo qytezë “vuan” vazhdimisht nga paragjykime, por nuk priste që kjo të ndodhte edhe nga gjiganti i rrjeteve sociale.

“Emri i qytezës tonë duket se vuan nga një interpretim i keq. Gjëja më e habitshme është se Facebook mori kaq shumë kohë për ta korrigjuar gabimin. Unë dhe bashkëqytetarët e mi do të dëshironim të ftonim zotin Mark Zuckerberg që të vizitonte qytetin tonë të bukur dhe të fortifikuar.

Së bashku, ne mund të nderojmë kujtimin e atdhetarëve dhe miqve tanë amerikanë të cilët erdhën nga Karolina e Jugut për të na çliruar. Çlirimtarët e quanin veten sons of Bitche”, u shpreh ai me ironi.

Emri i faqes ishte “Ville de Bitche” dhe u zhduk nga Facebook më 19 mars pa ndonjë paralajmërim.

LEXO EDHE:

Back to top button