Gabon FC Shkupi, Shkëndija më afër titullit kampion

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë u zhvilluan sfidat e javës së 25-të. Në derbin e kësaj jave, skuadra e Renovës në transfertë, arriti që të mund FC Shkupin, me rezultat 2-1. Jasharoski dhe Mishkovski shënuan për mysafirët, para se Ilirid Ademi të shënojë golin e vetëm për vendasit.

 

 

Ky rezultat ndihmoi Shkëndijën, që të shkëputet në 10 pikë epërsi para skuadrës shkupjane, pasi që shënoi fitore me 2-1 ndaj Sileksit. Nafiu dhe Besart Ibraimi shënuan për skuadrën tetovare, ndërsa Goergiev ishte autor i golit për skuadrës nga Kratova.

Në përballjet e tjera, Rabotniçki me 2-1 mundi Borecin, ndërsa Pelisteri me 2-0 mundi skuadrën e Vardarit në Manastir. Fitore më bindëse shënoi Struga Trim Lum, që mundi Bellasicën me 3-1

Liga e Parë – Java 25

Makedonija Gj.P. 1–2 Akad. Pandev

FC Shkupi 1–2 Renova

Shkëndija 2–1 Sileksi

Struga Trim Lum 3–1 Bellasicën

Pelisteri 2–0 Vardari

Rabotniçki 2–1 Boreci

LEXO EDHE:

Back to top button