Ganiu në Rruga drejt: Qeveria ka bërë investim vetëm 1 milion euro për 2 vjet në Çair

Ganiu në Rruga drejt: Qeveria ka bërë investim vetëm 1 milion euro për 2 vjet në Çair

Sonte në emisionin “ Rruga drejt” i ftuar ishte Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu. I pyetur nga gazerarja Fatlume Dervishi për investimet në komunën e Çairit, kryetari Ganiu tha se për një komunë me rëndësi shumë të madhe, ka  investim prej 1 milion eurove dhe jemi në status quo.

“Projekte për vitin 2020-2022, pa hyrë në detaje, për një komënu shumë të rëndësishme, ne kemi investime vetëm 1 milion euro, kjo tregon gjithëçka, pra nuk do të thotë që ka ndonjë pengesë, por nuk ka as progres”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

A ishte kjo arsyeja kjo, apo  ka ndikuar afërsia e juaj me zotëri Mexhitin, që e keni vendosur firmën tuaj në letrën e të pakënaqurve?

“Nuk e mohoj afërsinë me zotëri Mexhitin, pasi se njihemi para Bashkimit për Integrim, kemi qenë kolegë”, u shpreh Visar Ganiu. Ai shtoi se nënshkrimin e ka vendosur, sepse ai e di se me çfarë probleme ballafaqohen banorët e Çairit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button