Gençovska për çështjen me RMV-në: Arritëm të mbrojmë interesin kombëtar

Gençovska për çështjen me RMV-në: Arritëm të mbrojmë interesin kombëtar

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka festuar Ditën e Shërbimit Diplomatik Bullgar me një manifestim të veçantë.

“Sot festojmë 143 vjet profesionalizëm të lartë dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare të Bullgarisë dhe aspiratës për të ndërtuar marrëdhënie miqësore me botën përreth nesh”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska.

Gençovska shprehu mirënjohjen e saj për brezat e diplomatëve bullgarë që i shërbyen me përkushtim atdheut në kushte jo më pak të vështira.

“Për shtatë muajt e fundit, duke punuar nëpër kriza paralele me Maqedoninë e Veriut, pa burime shtesë, jemi mbështetur më së shumti në përvojën dhe njohuritë që ata trashëguan. Mund të them me krenari të pa maskuar se kemi bërë një punë të denjë dhe shpresoj të mos i kemi zhgënjyer”, theksoi ajo.

Genoçovska falënderoi punonjësit e MPJ-së për profesionalizmin, pasi sipas saj, arritën të ruajnë interesat bullgare në çështjen me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është sekret se sfida kryesore me të cilën u përball ministria që nga fillimi i mandatit tim ishte çështja e Maqedonisë së Veriut. Ndaj dua të filloj me një falënderim të veçantë për ekipin tek i cili u mbështeta gjatë gjithë kohës. Duke u mbështetur në ekspertizën e krijuar gjatë dekadave, së bashku arritëm të mbrojmë interesin kombëtar në kushte jashtëzakonisht komplekse politike”, tha Gençovska.

Të ftuar në aktivitet ishin kryeministri Kiril Petkov, ministra, deputetë, eurodeputetë, ish-drejtues të ministrisë, përfaqësues të trupit diplomatik në Bullgari dhe mysafirë të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button