Gigi Hadid shfaqet në publik për herë të parë pas lindjes së bebit dhe ka një mesazh

Gigi Hadid dha një mesazh shumë të rëndësishëm për ndjekësit e saj të mediave sociale në fundjavë, pasi i nxiti ata të votojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Dhe për më tepër, modelja ndau foton e parë të saj pasi u bë nënë, duke zbuluar trupin e saj me linja të pabesueshme në një selfie të postuar në Instagram.

Në fotografi, Gigi ishte veshur me rroba sportive të verdha dhe në bluzë kishte të stampuar fjalën ‘Voto’.

Në mbishkrimin e fotos, Gigi shkruajti: “Unë votova javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që unë dua që ajo të shohë; por jo vetëm për ne – për shokët amerikanë që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb që është i unifikuar, që është empatik, dhe për një udhëheqës që është i dhembshur “.

Shumë ndjekës e lavdëruan Gigi për përdorimin e platformës së saj për të inkurajuar fansat e saj për të votuar, teksa të tjerë komentuam pamjen e saj.

Gigi mirëpriti fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator, teksa çifti i famshëm ende nuk e ka zbuluar emrin e saj, megjithëse fansat e kanë quajtur vajzën e tyre ‘Zigi’.

Çifi duket se ka vendosur po ashtu për ta mbajtur vajzën e tyre larg vëmendjes për javët e para të jetës së saj, dhe kanë ndarë deri tani foto vetëm të duarve të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button