Gir: Fajtorët për shtetësinë e Onishchenkos të nxirren para drejtësisë!

Gir: Fajtorët për shtetësinë e Onishchenkos të nxirren para drejtësisë!

I pyetur se si e komenton faktin që edhe pse pushtetit në Maqedoni deklarohet se është pro-evropian, ndërsa i pajis me nënshtetësi kriminelët pro rus, ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir ka deklaruar se, kusht kryesor për Maqedoninë e Veriut e cila sapo ka hapur negociatat me BE-në, është zbatimi i ligjit dhe reformat. Andaj personat përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë.

“Çdo institucion, nëse shikon se dikush ka bërë vepër penale duhet ta dërgojë atë para drejtësisë, duhet të jetë i pavarur dhe duhet të jetë i pavarur në atë proces, a përfundimisht në këtë proces qasës kjo është në fokusin tonë”, ka theksuar ambasadori i BE-së Gir. /Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button