Gir: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e procesit të integrimit evropian

Gir: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e procesit të integrimit evropian

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e procesit të integrimit evropian”, tha ambasadori evropian David Gir në konferencën “Mundësitë e Zgjerimit”. Konferenca organizohet nga Presidenca Çeke evropiane, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore, por edhe të dialogut mes Shkupit dhe Sofjes. Gir shtoi se procesi i pranimit në BE nuk do të thotë heqje dorë nga historia dhe identiteti, por përmirësim i marrëdhënieve. Nga ana tjetër, ambasadori bullgar në vend, Angel Angelov, iu referua aspekteve ekonomike të integrimit, duke shtuar se tani mundësitë janë më të mëdha.

“Çështje të tilla të ndjeshme mes fqinjëve, keqkuptimet janë të vazhdueshme dhe kërkojnë punë të vazhdueshme për to. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë thelbësore e procesit të integrimit evropian, sepse BE-ja nuk dëshiron të importojë mosmarrëveshje, por edhe sepse ato janë vendimtare për promovimin e prosperitetit, inovacionit, krijimtarisë përmes lidhjes së përmirësuar, tregtisë dhe shkëmbimit të kapitalit njerëzor dhe investimeve”, u shpreh David Gir, ambasador i BE-së.

“Ka tregues të fofuqishëm se deri në fund të vitit, për herë të parë në histori, tregtia ndërmjet Sofjes dhe Shkupit do të kalojë një miliard euro. Do të thotë që biznesi ndjek tendencat e mira. Kur Maqedonia e Veriut tashmë ka hapur rrugën e integrimit evropian, biznesi po e ndjek këtë trend dhe kjo do të sjellë përfitime për qytetarët”, theksoi Angell Angellov, ambasador i Bullgarisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button