Gir: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, ndërpriten negociatat

Gir: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, ndërpriten negociatat

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir theksoi rëndësinë që kanë ndryshimet kushtetuese në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Gir tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në këtë çështje, megjithatë paralajmëroi se në qoftë se këto ndryshime kushtetuese nuk ndodhin, procesi i negociatave do të ndërpritet.

“Nuk mund të ndërhyj në këto gjëra sepse nuk është në kompetenca të mija. Ndryshimet kushtetuese burojnë nga marrëveshja për të cilën shteti është angazhuar në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë. Ky ndryshim është një vendim sovran për të cilin duhet të vendosë vendi. Maqedonia e Veriut tashmë ka një histori të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe mendoj se do të marrë një vendim që do ta forcojë edhe më shumë, pa e prekur identitetin e këtij vendi sepse identiteti nuk humbet në rrugën drejt BE-së. Megjithatë për shkak se kjo është pjesë e marrëveshjes së realizuar që rezultoi me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, nëse ky ndryshim nuk ndodhë, procesi i negociatave do të ndalojë aty, dhe çfarë do të ndodhë më pastaj nuk di të ju them”, tha David Geer, ambasador i BE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button