Gjejeni pak se çfarë nuk mungon asnjëherë në shtëpinë e Bebe Rexhës

Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe sidomos me faktin se i ka treguar të gjithë botës se nga vjen. Për festat e 28-29 nëntorit ajo na bëri zemrat mal, teksa doli të festonte rrugëve të SHBA së bashku me gjithë shqiptarët e tjerë që jetojnë atje.

Më pas, artistja me famë botërore ka vazhduar të festojë me familjen e saj në shtëpi. Bebe ka ndarë në Instagram disa video në të cilat shihet duke kërcyer me të afërmit e saj nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. Familjarët e këngëtares shfaqen të gjithë të kapur përdore duke ja marrë valles në shtëpinë e tyre.

Mirëpo, duket se Bebe nuk ka qenë gjithnjë kaq krenare për origjinën e saj dhe ka patur ato momentet e saj të filllimit të karrierës kur donte të mos e tregonte faktin se ishte shqiptare. Në një rrëfim të sinqertë që ka ndarë me fansat disa javë më parë, këngëtarja e mirënjohur shprehet se është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte. Mirëpo, ajo u inspirua të ishte vetvetja, pa barriera dhe pa sekrete nga Kim Kardashian. Bebe tha se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim. Kështu ajo premton se në të ardhmen do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka treguar pjesët e veçanta dhe të preferuara të shtëpisë, teksa ka treguar një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi. Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi këtë.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,– ka thënë Bebe Rexha.

Ndër të tjerash, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë e saj certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në MTV Video Music Awards 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button