Gjenden fosilet e “Dragoit të vdekjes”

Gjenden fosilet e “Dragoit të vdekjes”

Mbetjet e fosile të një zvarraniku të madh fluturues me nofkën “dragoi i vdekjes”, i cili jetoi së bashku me dinosaurët 86 milionë vjet më parë, janë zbuluar së fundmi në Argjentinë. Me një hapje krahësh rreth 9 metra, bëhet fjalë për pterosaurin më të madh i zbuluar në Amerikën e Jugut dhe një nga vertebrorët më të mëdhenj fluturues që ka jetuar ndonjëherë në planetin tonë. Kjo specie e frikshme vlerësohet të ketë jetuar të paktën 20 milionë vjet përpara se ndikimi i asteroidit në atë që tani është Gadishulli Jukatan i Meksikës të zhdukte rreth tre të katërtat e jetës në planet 66 milionë vjet më parë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button