Gjendje alarmante me mbeturinat e pa grumbulluara në Çair, heshtje totale nga Higjiena Komunale

Gjendje alarmante me mbeturinat e pa grumbulluara në Çair, heshtje totale nga Higjiena Komunale

Gazetar: Avni Tahiri

Në Çair vazhdon gjendja e rëndë me mbeturinat e pa grumbulluara. Qytetarët hasin në vështirësi për të kryer nevojat elementare. Higjiena komunale heshtë. Me një situatë të tillë banorët e Çairit ballafaqohen tashmë disa ditë.

“Këtij pensionisti i cili sapo kaloi rrugën, përveç se e kanë bllokuar rrugën qentë edhe trotuari është bllokuar nga mbeturinat dhe u deshtë të kaloje neper mbeturina që të mund të shkoje në market dhe të blejë gjera ushqimore”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

“Me trego si do kalosh? Ja, një, dy, tre qen por edhe mbeturinat ta kanë bllokuar rrugën. Të dal andej frikë nga veturat se do më shkelin nuk di çfarë të them”, u përgjigj një qytetar.

Sipas tij, kjo gjendje në të cilën është lënë komuna nga ana e autoriteteve është e turpshme.

“Nuk e di çfarë të them, kjo është e turpshme dhe nuk e di ata të higjienës komunale çfarë bëjnë. Edhe unë isha në punë por derisa të mos e pastroja nuk e lija punën, tha Shefik Aliu – pensionist.

Qytetarët e Çairit thonë se çdo ditë po rrezikojnë jetën e tyre për të kryer nevojat elementare si ajo e blerjes së bukës.

“Si e komenton këtë pamje me mbeturinat? Të them të drejtën nuk mund të kaloj as bukë të blej, duhet të dal në rrugë kryesore që të rrezikoj që të më shkelin veturat. Rrezikoj jetën që të marr bukë”, u përgjigj një tjetër qytetar.

Higjiena Komunale për ca ditë lë mbeturinat të pa grumbulluara. Në pyetjet tona pse nuk merren veprime për largimin e tyre, ndërmarrja nuk u përgjigj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button