Gjërat befasuese që ndikojnë në disponim

Disponimi është një gjë e ndjeshme. Është vështirë të jemi gjithmonë të buzëqeshur dhe me vullnet të mirë, veçanërisht në kohën e sotme kur rimti i jetës është jashtëzakonisht i shpejtë.

Ne ju sjellim disa gjëra befasuese që mund të ndikojnë edhe në disponimin tuaj. Nëse jeni shpesh të padisponuar gjithsesi vazhdoni të lexoni.

Intoleranca në ushqim

Intoleranca në ushqim është përgjegjëse për një gamë të gjerë të problemeve fizike, duke përfshirë të përzierat dhe dhimbjet në bark. Intoleranca në ushqim po ashtu mund të ndikojë edhe në disponimin tuaj, nxit acarim, mungesë të koncentrimit, nervozë, agresion dhe hiperaktivitet.

Nëse vuani nga ndryshimet e përditshme të disponimit, provoni të mbani ditar të ushqimit. Shkruani gjithçka që hani dhe çfarëdo ndryshimi të disponimit dhe tentoni të gjeni lidhjen.

Rregullimi i shtëpisë suaj

Nëse dëshironi të përmirësoni disponimin, tentoni të rregulloni shtëpinë dhe rrethin tuaj. Ngjyra e kuqe tek disa njerëz shkakton nervozizëm, e verdha dhe e kaltra ndihmojnë për t’u relaksuar. Zbuloni se cilat ngjyra ju përgjigjen dhe tentoni t’i aplikoni në shtëpinë tuaj. Vendosni fotografi që ju qetësojnë siç është ndonjë peizazh shumë i bukur apo kafsha juaj e preferuar.

Shtëpia juaj duhet të jetë oazë e qetësisë në të cilën do të ndihem gjithmonë rehat, prandaj rregullojeni shtëpinë për të gjetur qetësi, rehati dhe disponim të mirë.

Ngritja në pozitë në punë

Edhe pse të gjithë ëndërrojmë që të na ngritin në pozitë në punë, realiteti mund të jetë tërësisht i ndryshëm, Personat që promovohen mund të vuajnë nga stresi i tepërt, frustrimet, ndryshimet në disponim dhe depresioni. Më së miri do të ishte të përmirësoni kualitetin e jetës suaj sa më shumë që mundeni dhe atë para se të avancoheni në pozitë.

Gjumi i vonshëm

Shumë nga ne jemi të vetëdijshëm që mungesa e gjumit mund t’i kontribuojë disponimit të keq. Por, hulumtimet kanë treguar që e rëndësishme është edhe koha kur shkoni për të fjetur. Për shembull, nëse shkoni të flini në ora 3 të mëngjesit, nuk do të ndiheni krejtësisht mirë edhe nëse flini tetë orë. Po kështu mirë do të ishte nëse çdo natë shkoni në shtrat në orën e njëjtë.

LEXO EDHE:

Back to top button