Gjermani, ekspertët hartojnë planin e përparësisë së vaksinimit antiCOVID-19

Vaksina antiCOVID-19, që Gjermania shpreson të bëhet e disponueshme në muajt e ardhshëm, duhet të administrohet së pari te grupet në rrezik, të tilla si të moshuarit dhe personat me sëmundje paraekzistuese, sipas një paneli të pavarur ekspertësh gjermanë.

“Gjithashtu, përparësi duhet të ketë edhe personeli në spitale dhe shtëpi kujdesi“, tha Këshilli gjerman i Etikës, në një letër pozicioni të lëshuar sot.

“Këshilli rendit si përparësi punëtorët kryesorë në zona të tjera si në autoritetet lokale shëndetësore, oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe mësuesit”, sqaroi kryetarja e këshillit Alena Buyx për paraqitjen e planeve në Berlin.

“Personat në streha të mbipopulluara, siç janë të pastrehët ose azilkërkuesit, gjithashtu, duhet të kenë përparësi”, shtoi ajo.

Sipas Buyx, janë ende të nevojshme të dhëna konkrete për të vendosur përparësitë e sakta, megjithëse pacientët shumë të moshuar janë grupi më i rrezikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button