Gjermani, PBB-ja shënoi rënie me 9,7% në T2


Pandemia e COVID-19 i dha një goditje historike ekonomisë gjermane në tremujorin e dytë, me prodhimin e brendshëm bruto që ra me 9,7%, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara sot.

“Rënia tremujore e PBB-së ishte një përmirësim i vogël në vlerësimin e parë prej 10,1% për periudhën prill-qershor, kur kufizimet për të frenuar përhapjen e virusit goditën ekonominë gjermane me forcë të plotë”, vlerësoi Zyra Federale e Statistikave (DESTATIS).

Megjithatë, rënia me një shifër ishte shumë më keq nga sa u pa në kulmin e rrëzimit financiar më shumë se një dekadë më parë, kur ekonomia gjermane u tkurr me 4,7% në tremujorin e parë të vitit 2009.

Gjermania regjistroi për herë të fundit një deficit fiskal vjetor në vitin 2011

Ekonomistët presin që ekonomia të rimëkëmbet në gjysmën e fundit të vitit, me kusht që Gjermania të parandalojë një valë të dytë të COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button