Gjermani, policia kryen bastisje për gjuhën e urrejtjes në internet

Gjermani, policia kryen bastisje për gjuhën e urrejtjes në internet

Autoritetet në Gjermani njoftuan se policia ka kryer bastisje në disa shtëpi dhe ka marrë në pyetje të dyshuarit në kuadër të operacioneve vjetore mbarëkombëtare kundër gjuhës së urrejtjes në internet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia kreu 91 operacione në 14 shtete gjermane.

Në shtetin qendror Hesse, efektivët hetuan tre gra dhe gjashtë burra, të moshës 17 deri në 72-vjeç, thanë prokurorët. Akuzat kundër tyre përfshijnë nxitje të urrejtjes, shpifje dhe fyerje.

Që nga viti 2016 Gjermania ka organizuar bastisje vjetore të policisë kundër gjuhës së urrejtjes në internet.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se krimet e kryera në mediat sociale, aplikacionet e mesazheve dhe forumet e internetit ofrojnë “ambient të përshtatshëm për dhunën ekstremiste”.

“Këtu duhet të tërheqim linja të qarta dhe t’i nxjerrim fajtorët nga anonimiteti i tyre”, tha ajo.

Sipas policisë federale, çdo vit në Gjermani regjistrohen më shumë se 2.000 krime të motivuara politikisht që bëhen në internet, megjithëse dyshohet se shifra aktuale mund të jetë shumë më e lartë sepse shumë postime të paligjshme nuk raportohen tek autoritetet ose ndodhin në grupe të mbyllura.

LEXO EDHE:

Back to top button