fbpx

Gjermani, propozohet të punohet vetëm 4 ditë që të ulet papunësia – ALSAT-M


Sektorët automobilistikë dhe industrialë në Gjermani tashmë janë duke pësuar ndryshime të mëdha strukturore për shkak të pandemisë.

Sindikata IG Metall mendon se më pak ditë pune në javë do të ndimojnë në parandalimin e papunësisë të shumë qytetarëve.

Ata propozuan gjatë një jave punëtorët të punojë katër ditë përpara raundit tjetër të bisedimeve në lidhje me negociatat kolektive që do të fillojnë vitin e ardhshëm, bënë të ditur mediat gjermane ditën e shtunë.

Java e shkurtër do të ishte “përgjigja ndaj ndryshimeve strukturore në sektorë të tillë si industria e aulomobilave”- tha kryeterai i sindikatës Jorg Hoffman për gazetën kombëtare gjermane Süddeutsche Zeitung.

Industria automobilistike e Gjermanisë, e cila është një nga shtyllat kryesore të vendit, është duke kaluar një transformim të madh në mobilitetin elektronik, i nxitur nga ndryshimet e klimes si dhe nga automatizimi në rritje dhe dixhitalizimi.

Gjithashtu e ky sektor u godit nga kriza financiare e shkaktuar nga pandemia, megjithëse së fundmi po tregon shënja të rimëkëmbjes.

LEXO EDHE:

Back to top button