Gjermani, rastet e reja me virus nga të importuara nga Kosova, Kroacia e Turqia – ALSAT-M


Në gjermani numri i rasteve me koronavirus është rritur në javët e fundit. të dhënat nga instituti robert koch për sëmundje infektive treguan se janë regjistruar edhe 1.510 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në rreth 227 mijë. instituti tha se 39% e rasteve, me gjasë janë importuar nga kosova, turqia dhe kroacia, vende këto të cilat përmenden si burim i infeksionit në javët e fundit. ndërkohë, kreu i rregullatorit të vaksinave në gjermani tha se disa grupe njerëzish që jetojnë në gjermani mund të vaksinohen në fillim të vitit të ardhshëm kundër koronavirusit. deri më tani, sëmundja covid-19, ka vrarë pothuajse 800 mijë vetë në gjithë botën dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë globale.

LEXO EDHE:

Back to top button