Gjermani, thirrje për grevë në 3 aeroporte

Gjermani, thirrje për grevë në 3 aeroporte

Sindikata gjermane Verdi bëri thirrje për greva paralajmëruese gjithë-ditore të enjten dhe të premten për punonjësit e sigurisë në aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit. “Greva fillon natën e së enjtes dhe përfundon natën nga e premtja në të shtunë”, tha sindikata. Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e kontrolleve të sigurisë së aviacionit, kontrollin e pasagjerëve, kontrollin dhe shërbimin e personelit dhe mallrave. Zëdhënësi i aeroportit të Hamburgut tha se të enjten dhe të premten të gjitha nisjet do të anulohen ose do të kryhen pa pasagjerë. Ai shtoi se nga greva mund të preken rreth 80,000 pasagjerë që. Po ashtu as mbërritjet nuk do të jenë të mundshme, tha ai. Media gjermane njoftoi se në ditët në vijim greva paralajmëruese planifikojnë edhe hekurudhat gjermane dhe kompani të tjera hekurudhore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button