Gjermania denoncon censurën e FIFA-s me gojën “kyçur”

Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe gjashtë skuadrat e tjera evropiane që donin të jepnin shembull për të drejtat e njeriut me iniciativën në Kupën e Botës, u dorëzuan nën presionin e FIFA-s dhe deklaruan heqjen dorë. Gjithsesi, kombëtarja gjermane reagoi para ndeshjes.

Të gjithë lojtarët mbuluan gojën me dorë për foton para ndeshjes. Me siguri është një aludim për vendimin e FIFA-s, të cilin presidenti i DFB, Bernd Neuendorf më pas e përshkroi si “censurë”.

“Mbyllni gojën në vend që ta hapni atë”, e tillë duket sikur është kjo “deklaratë” e heshtur e futbollistëve të Gjermanisë para ndeshjes inauguruese të tyre në “Katar 2022”.

 

Tomas Muller la të kuptohet mbrëmë në një postim në Instagram se skuadra nuk do të bënte ndonjë deklaratë madhore gjatë lojës.

“Kush nga ne futbollistët pret që të largohemi plotësisht nga rruga jonë si sportistë, duke hequr dorë nga ëndrrat për të cilat kemi punuar, për ta pozicionuar veten më qartë politikisht, do të zhgënjehet”.

 

Ja deklarata sqaruese e Gjermanisë pas këtij gjesti shumë domethënës.

“Nuk ishte për të bërë një deklaratë politike, të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet marrë si e mirëqenë, por ende nuk është rasti. Ja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne. Të na mohosh shiritin ‘One Love’  në krah është njësoj si të na mohosh zërin. Ne qëndrojmë në pozicionin tonë”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button