Gjermania luan për fitore dhe kërkon ndihmën e Francës

Kombëtarja e Gjermanisë luan sonte ndeshjen e radhës, atë që mund t’i sigurojë biletën për të kaluar në fazën tjetër të garave, por ka nevojë për pak ndihmë nga rivalët e grupit, Spanjës. Biletë kontestojnë edhe Kroacia, Belgjika e Maroku

Sot luhen katër ndeshje të tjera në kuadër të Kampionatit Botëror 2022 – dy në grupin E, e dy të tjera në grupin F.

Ditën e fillon grupi F, me ndeshjet e orës 16:00, ku luajnë Kanadaja kundër Marokut, me Marokun që ka gjithçka në lojë. Ndeshja tjetër e këtij grupi është Kroaci – Belgjikë, me njërën prej skuadrave që do të marrë biletën për të kaluar tutje – ose eventualisht të dyja – varësisht nga rezultati i Marokut.

Ndeshjet tjera luhen në ora 20:00, ku Gjermania ka nevojë për një fitore ndaj Kosta Rikës, por edhe për fitore të Spanjës ndaj Japonisë, për të marrë një biletë për fazën tjetër.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë 4 skuadrat që do të prejnë një biletë për raundin tjetër – atë të 16 të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button