Gjermania nuk mund të luajë rol aktiv në blerjen e aeroplanëve luftarakë F-16 për Kievin

Gjermania nuk mund të luajë rol aktiv në blerjen e aeroplanëve luftarakë F-16 për Kievin

Gjermania nuk ka pajisje ushtarake apo kapacitete stërvitore për të mbështetur nismën britaniko-holandeze për ta furnizuar Ukrainën me aeroplanë luftarakë F-16.

Kështu së paku deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili gjatë ditë së sotme u takua në Berlin me homologun e Britanisë së Madhe, Ben Wallace.

Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda kanë rënë dakord të ndërtojnë një “koalicion ndërkombëtar” për ta ndihmuar shtetin ukrainas që të pajiset me aeroplanë.

Por, Pistorius nxitoi të thoshte se kontributi i vendit të tij do të ishte i kufizuar, raporton skynews.

“Ne nuk mund të luajmë një rol aktiv në një aleancë të tillë, në një koalicion të tillë, sepse nuk kemi as kapacitetet stërvitore, as kompetenca dhe as aeroplanët”, tha ai.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur disa herë se për të pasur sukses me kundërofensivën, duhen të pajisen me aeroplanë ushtarakë.

LEXO EDHE:

Back to top button