Gjobiten 100 vozitës në Shkup, 7 pa patentë shoferi

Gjobiten 100 vozitës në Shkup, 7 pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 100 shkelje të rregullave të trafikut. Sipas njoftimit të MPB-së bëhet fjalë për 7 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për makina të paregjistruara…

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë gjithashtu se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button