Gjobiten 165 vozitës në Shkup, 18 për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 165 vozitës në Shkup, 18 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 165 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të policisë, janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit, 4 për vetura të paregjistruara, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 gjoba të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button